Vrasja e Emiljano Boçit pranë ish-parkut të autobuzave në Tiranës, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë. 32-vjeçari u qëllua me 5 plumb, 3 prej të cilëve e kapën në shpatull dhe pranë zemrës.
Emiljano Boçi ishte duke konsumuar një darkë bashkë me shokun e tij Melvi Dishën dhe të dashurën e tij. Sapo kanë hipur në makinën Rangë Rover një person u afrua nga pas dhe e qëlloi me vdekje Boçin, por duke plagosur edhe shokun e tij.
Mënyra se si ka vepruar vrasësi sipas Policisë ngre dyshimet e një personi të mirëtrajnuar për të kryer vrasje të tilla. Autori përvçse e ka kryer krimin në një zonë ku ka kamera sigurie, gjatë gjithë rrugës kur është larguar, nuk është filmuar në asnjë moment.