A1 Report - Hakmarrja në Suedi, vrasës me pagesë për nipin e Admir Tafilit

Report TV 2015-08-21

Views 11

BORAS - Djali 12 vjeçar i cili u plagos me tre plumba dhe u godit me një thikë në qafë në prag të Vitit të Ri, në zonën Boda/Hässleholmen në Boras të Suedisë nuk është djali i Admir Tafilit, por nipi i tij.

Genc Tafili, i cili vuan dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Arben Zylyftarit, në një lidhje telefonike me A1 Report konfirmoi se 12 vjeçari i plagosur është djali i Luan Tafilit, vëllait të tretë të tyre.

Familjet e tre vellezërve Tafili jetojnë në një manastir, e cila ishte shumë afër metrosë së qytetit ku ndodhi plagosja.

"Kam qenë shumë i tronditur. Kam që në Vit të Ri pa u dëgjuar me familjen. Kam djalin e vëllait të nipit. Djali i vëllait tjetër, jo djali i Admirit."- tha Genc Tafili.

TAFILI: PRELE PJETRUSHI TE MOS MERRET M GRA E FEMIJE
Për Gencin ka një emër që ndodhet edhe pas kësaj ngjarjeje, në vazhdën e atyre që i ka ndodhur familjes së tij. Ai është Prelë Pjetrushi, ish-zyrtar i lartë i policisë.

"Ka qenë 12 vjeç dhe i bëj thirrje mos të merret me gra dhe me fëmijë. I bëj thirrje Pjetrushit, atij që është mësuar të merret me gra dhe me fëmijë. Dhe drejtësia nuk është bërë asnjëherë nga ana jonë. Nusen e vëllait e kam me zemër, e kam djalin e vëllait, të Admir Tafilit, e kam sakat. Kanë jetuar atje familja ime, tani i ka marrë shteti dhe i ka hequr prej andej, nuk e di se ku i ka çuar"- thotë ai në bisedën telefonike nga kabinat e telefonit të burgut të Peqinit.

AUTORI, NDOSHTA NGA SHKODRA, VRASES ME PAGESE
A1 Report e cila u referohet burimeve të saj brenda familjes Tafili, thotë se autori dyshohet se është nga Shkodra, vrasës me pagesë, dhe që mund të jetë prej disa kohësh në ndjekje të familjes Tafili. Familja e të plagosurit jetonte prej vitesh në Greqi, por pas vrasjes së vëllezërve Nik dhe Gjovalin Pjetrushi, nga Admir Tafili, ishte bashkuar me 2 familjet e vëllezërve e tjerë në Suedi.

MEDIAT SUEDEZE: DJALI DO I NENSHTROHET NDERHYRJES KIRURGJIKALE
Mediat suedeze shkruajnë se policia suedeze vazhdon hetimin e plagosjes së 12 vjeçarit dhe se djali vazhdon të jetë në spital dhe pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërsa për hetimet sqarojnë nuk ka asnjë gjurmë të autorit dhe ka pak shpresa për gjetjen e tij, pasi e lidhin me historinë e gjakmarrjes së familjes Tafili.

Mediat suedeze u referohen deklartave të zëdhënësit të policisë Bjor Blixter, një zëdhënës i policisë shkruan se "ngjarja është e ndërlikuar".

Një pistë tjetër hetimi është dhe fakti që objekt i sulmit të ketë qenë një pjesëtar tjetër i familjes, dhe jo fëmija 12 vjeç.

Autori është i moshës rreth 25 vjeç i cili kishte veshur rroba të zeza dhe kishte flokë të shkurtër. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Share This Video


Download

  
Report form