A1 Report - PDIU: Sinjal i mire shtensionimi i marredhenieve me Greqine

Report TV 2015-08-21

Views 1

Mbështetja e Greqisë në rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe pritja në vendin fqinj e zyrtarëve të lartë shqiptarë, sipas Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim, ka shtensionuar marrëdhëniet me dy vendeve.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ardit Bido tha se pavarësisht këtij niveli të ri bashkëpunimi, Greqia ende nuk i ka kërkuar falje komunitetit çam për krimet e Luftës së Dytë Botërore.

Edhe pse kanë kaluar 70 vjet pas Luftës së dytë botërore Greqia nuk ka këkuar falje për krimet e tmerrshme që janë kryer ndaj komunitetit çam.

Antari i kryesisë së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Ardit Bido në një konferecë për shtyp u shpreh lidhur me një shtensionim të marrëdhënieve me Greqisë dhe Shqipërisë si një fakt pozitiv.

"Se të tregosh dinjitet, të mbrosh interesat kombëtarë në marrëdhëniet me fqinjët, nuk sjell domosdoshmërisht prishje marrëdhëniesh, apo kushtëzime të integrimit europian me kushte që lidhen me këto marrëdhënie", tha Ardit Bido.

Bido në këtë vlerësim të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve ka evidentuar edhe pritjen e misnistres Mimi Kodheli nga shteti grek e cila trajtoj çështjet e nxehta në takimin e saj si dhe vlerësimin e ambasadorit grek Rokanas që mban vendin e rradhës së presidencës së Bashkimit Evropian i cili ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur shqipërinë pa kushte drejt rrugës së integrimit në BE.

Sipas Bidos, "në një rrethanë pozitive si kjo, Shqipëria duhet të diskutojë në mënyrën më të hapur të mundshme të gjithë gamën e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, përfshi çështjen çame për të cilën PS është zotuar se do kontribuojë për zgjidhjen e saj. Jemi të vetëdijshëm se ato do kërkojnë kohë, përkushtim, por koha nuk pret më".

"Është jo normale që 70 vjet pas Luftës së dytë botërore, Greqia nuk ka kërkuar të paktën falje për krimet e tmerrshme që janë kryer ndaj komunitetit çam, njëjtë si kanë bërë gjithë popujt e qytetëruar që kanë qenë pjesë e konfliktit të madh botëror të viteve 40", theksoi Bido.

Në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë ngritur çështjet e ligjit të luftës, çështja e toponimeve e të tjera çështje të rëndësishme.

Share This Video


Download

  
Report form