Jashtë sallës së Kuvendit Deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri tha se PDIU nuk do të bojkotojë Parlamentin.
"Ne jemi në seancë si opozitar. Respektojmë Parlamentin. Jam pjesë e PDIU-së kemi ardhur në seancë për të votuar kundër ligjit dhe do të bëjmë opozitë. Nuk e braktisim sepse Parlamenti është tempull i debatit. Jam përfaqësues i çamëve dhe vlonjatëve dhe do të vij në Parlament për të bërë opozitë. "- tha Tahiri.I pyetur a mund ta shohin si pjesë e mazhorancës Tahiri tha: Po ju them se jam në opozitë".