Akuza për diskriminim të filmave shqiptarë, mohon Fondi i Filmit

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Fondi i Filmit vazhdon të diskriminojë artistët shqiptarë dhe të mos përkrahë projektet e tyre. Akuzat i lëshoi regjisorja Shqipe Nuredini Duka, sipas të cilës, Fondi i Filmit i Maqedonisë i ndan në mënyrë të padrejtë fondet, duke ofenduar shqiptarët që konkurrojnë me projekte në këtë institucion.

'2 milion e 600 mijë euro për projekte maqedonase dhe vetëm 160 mijë euro për filma shqip... 160 mijë euro! Fondi i Filmit nuk jep për dokumentar në gjuhën maqedonase, e lëre më të ndahen 160 mijë euro të jetë e tërë shuma që jepet për të gjitha projektet shqiptare që ia vlejnë të financohen. Kjo është turp, kjo është ofenduese', deklaroi Shqipe Nuredini Duka, regjisore.

Në kundër-reagimin e tij Drejtori i Fondit të Filmit Maqedonas Darko Bashevski mohoi akuzat dhe tha se përveç dy filmave me metrazh të shkurtër të gjitha projektet shqiptare kanë kaluar.

'Shqipe Nuredini e cila lëshoi këto akuza, veç më ka marrë përkrahje për një projekt nga Fondi i Filmit në vlerë prej 78 mijë eurove. Filmin e përfundoi por ndërkohë ne konstatuam shumë parregullsi gjatë shpenzimeve të qëllimshme, e tejkaluam këtë problem. Nga ana tjetër ai film përveç shfaqjes në Kinotekën e Maqedonisë, nuk e kemi idenë se a është shfaqur edhe diku tjetër', u shpreh Darko Bashevski, Drejtor i Fondit të Filmit Maqedonas.

Bashevski iu adresua Nuredinit se Fondi i Filmit ndjek parimet dhe projektet e vlefshme gjithmonë marrin miratim pa dallime në baza etnike. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS