Report TV - Nga 24 makinat e fundit te kostumet e kolosëve, pasuria e fshehtë e filmave shqiptarë!

Report TV 2020-12-23

Views 1

Në një qoshk të asaj çka ka mbetur nga ish-Kinostudioja "Shqipëria e re" pranë ish- Parkut të Makinave në krah të Ministrisë së Kulturës, bëhet beteja e përditshme për ruajtjen e një pjese të rëndësishme të kujtesës filmike. Veshje, aksesorë, orendi, disa prej makinave të para që janë përdorur në Shqipëri për udhëheqësit e huaj e ata shqiptarë, e mandej në filma kanë kaluar një sërë sprovash ekzistenciale.

Ndërkohë që në këto ditë publiku shqiptar viziton koleksionin "fellinian" të ruajtur me sqimë në kryeministri, për ?Report Tv? Nezir Selimaj tregon sfidat me të cilat duhet të përballen, që kjo pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të mos humbasë.

?Ish- Kinostudioja ?Shqipëria e Re? ka qenë një fuqi e madhe sa i përket filmit. Ne kemi trashëguar, duke u transformuar si shoqëri aksionare, rekuizitën e ish- Kinostudios dhe pronat ku ushtronte veprimtarinë e vet, që ishin të konsiderueshme. Nëse nisesh nga inventar real në vite për shkak të keqadministrimit dhe për shkak të papërgjegjshmërisë për ta vlerësuar këtë pasuri, si trashëgimi dhe pjesë e saj, ato janë reduktuar ndjeshëm. Mund të them me keqardhje që janë dëmtuar dhe janë zhdukur vlera, të cilat janë krijuar me vështirësi dhe duhet të ruheshin për t?ia transmetuar opinionit të interesuar, si vlera të asaj periudhe. Por përveç keqadministrimit ka pas dhe arsye të tjera, si viti ?97, siç më është thënë kur kam marrë detyrën, këtu janë hap dyert dhe plaçkitësit kanë bërë dëme në kostumografi, rekuizitë dhe sidomos tek trashëgimia auto?, shprehet Nezir Selimaj, administrator i ?Albafilm?.

Ndonëse për shkak të tranzicionit, ndryshimeve të dhunshme të sistemeve një pjesë e konsiderueshme është dëmtuar apo ka humbur, Selimaj flet për përpjekjet për të ngjallur vëmendjen e publikut dhe atë institucionale ndaj asaj që ka mbet, 24 makina dhe mijëra artikuj të tjerë kinematografikë, që sot administrohen nga ?Albafilm? në 8000 metrakatror.

( Kliko këtu ) Shkrimi i plotë

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS