A1 Report - Të burgosurit, si do të ndryshojë marrja e lejes së përkohshme

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Kuvendi pritet të shqyrtojë në sesionin e tij të ri një nga projektligjet e dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, i cili ka të bëjë me disa ndryshime për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve.

Sipas pr.ligjit, qëllimi i tij është përmirësimi i kushteve për trajtimin e personave të dënuar me burgim dhe të të paraburgosurve për të garantuar respektimin e të drejtave e të lirive të tyre themelore, në përputhje me aktet e BE, aktet ndërkombëtare në fuqi, si dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht.

Leja për dalje të përkohshme sipas ligjit për të dënuarit tashmë do të jepet vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Një ndryshim thelbësor është fakti se është parashikuar tu nënshtrohen rregullave të këtij ligji të gjithë të dënuarit, shtetas shqiptarë dhe të huaj, me qëllim përfshirjen e shtetasve të huaj në mbrojtjen ligjore.

Ndërkohë që tashmë shoqërimi i të dënuarve dhe i të paraburgosurve me forcat dhe mjetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për lejet e veçanta bëhet me shpenzimet e vetë të dënuarve, veç rasteve të vdekjes së familjarëve".

Neni 23 i projektligjit parashikon se leja shpërblyese i jepet personave të dënuar mbi 10 vjet burgim, pasi t'u ketë mbetur për të vuajtur më pak se 5 vjet heqje lirie.

Share This Video


Download

  
Report form