TIRANË - Ka kaluar një muaj nga arrestimi i 15 faturistëve të CEZ për mbifaturimet e energjisë elektrike, ndërsa familjarët e të arrestuarve akuzojnë se këto veprime arbitrare janë kryer nga vetë CEZ.
Beqir Kurtaj është një nga të arrestuarit dhe sipas familjarëve ka hyrë në grevë urie, ndërsa e bija sjell për A1 Report argumentat pse babai i saj është i pafajshëm
Sipas të bijës Arjola, në rastin e babait të saj që është në paraburgim, mbifaturimet që janë vendosur nga vetë CEZ-i, dhe skemat me faturat afrofe në faturime janë ndryshuar që në matësit e energjisë, të cilin mund ta bënin vetëm specialistët e CEZ.
Arjola, sjell edhe fotot e matësve të energjisë dhe sesi bëhej ndryshimi në to për faturimet afrofe.