Gjykata e Tiranës i ka lënë në qeli dy ish-drejtorët e Tatimeve, Afërdita Hysa dhe Tahir Kuka, të arrestuar tre ditë më parë. Me një vendim të marrë gjyqtarja, Marinela Osmani, i ka njohur të akuzuarit me masën e sigurisë dhe ka hedhur poshtë edhe kërkesa e avokatëve mbrojtës të cilët kërkuan lëniën e tyre në detyrim paraqitje.