A1 Report - Grabitet 1 argjendari te Gjykata e Tiranes, dy autoret me kokore

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE -- Dy persona të armatosur dhe të maskuar me kokore motori kanë grabitur një argjendari pranë Gjykatës së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bajram Curri, përballë Gjykatës së rrethit të Tiranës, pranë ish-ekspozitës "Shqipëria sot".

Dy personat kanë mbërritur me motor në argjendari dhe nën kërcënimin e armës të maskuar me kokoret e motorit, kanë kryer grabitjen.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që dy personat të kenë vjedhur 4 milionë lekë të vjetra. Menjëherë pas grabitjes autorët janë larguar me motor.

Në vendin e ngjarjes ekspertët e Kriminalistikës në Policinë e Tiranës po punojnë për gjetjen e gjurmëve që mund t'i cojnë tek autorët, ndërsa po merren dhe pamjet e kamerave të sigurisë së argjendarisë.

POLICIA: AUTORET TE VESHUR ME TE ZEZA, GRABITJE NE 09:45
Nëpërmjet një njoftimi paraprak për mediat, policia e Tiranës sqaroi se:

"Rreth orës 09.45 në afërsi të pallateve Agimi në Tiranë është vjedhur nën kërcimin e armës nga dy persona, një argjendari në pronësi të shtetasit A.F, ku autorët të veshur me të zeza, kanë mundur të vjedhin disa bizhuteri. Aktualisht nga strukturat përr krimet e rënda në Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë intesivisht për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre"

Share This Video


Download

  
Report form