LEZHE- Prokuroria e Lezhës dërgon për gjykim dosjen për vrasjen e 4 viteve më parë të një 15-vjeçari nga policia në një postobllok në qytetin e Lezhës.
Kërkesa është dorëzuar në Gjykatë për "vrasje nga pakujdesia", ndaj ish-oficerit të policisë, Skënder Seferi.
Frederik Skandaj, babai i 15-vjeçarit të vrarë ka reaguar për "A1 Report" duke e quajtur këtë si vrasje të dytë. Ai kërkon rihetimin e ngjarjes, duke bërë zhvarrimin e të birit.
15-vjeçari Armando Skandaj u vra nga policia më 17 korrik të vitit 2010, ndërsa kjo e fundit kishte ngritur postobllok për kapjen e dy personave të dyshuar për grabitjen e një çifti shqiptaro-malazez. Viktima së bashku me të vëllain, si person i dyshuar, si dhe një tjetër person, po udhëtonin me një makinë, ndërsa nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Në tentative për t'u larguar, polici Seferi përdori armët, nga ku mbeti i vrarë edhe adoleshenti Armando Skandaj. Ndërkohë, vëllai i viktimës, Ardit Skandaj ndodhet në burg i dënuar me 6 vjet për vjedhje.