Report TV - Vdekja e Ardit Gjoklaj në Sharrë cështja dërgohet për gjykim

Report TV 2017-04-01

Views 4

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dy persona të akuzuar se për shkak të shkeljes së rregullave në punë, kanë shkaktuar vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Bëhet fjalë për ngjarjen në datë 07.08.2016 kur adoleshenti gjeti vdekjen në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë. 17-vjecari punonte në landfill me punë sezonale.

Prokuroria e Tiranës bëri të ditur ditën e sotme se ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim dy persona të akuzuar se, për shkak të shkeljes së rregullave në punë, kanë shkaktuar vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili po punonte në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë, ngjarje e ndodhur në datë 07.08.2016.

Nga hetimi rezulton se përgjegjësi i turnit i kompanisë ?3R? që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie.

Për këtë çështje, krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë ?3R?, shoqërisë ?Eco Tirana? dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike.

Share This Video


Download

  
Report form