A1 Report - Dosja per Burgajn hetim tenderit 3.9 mld leke per kamera sigurie

Report TV 2015-08-22

Views 7

IRANE- Saimir Tahiri dërgon në prokurori dosjen e tretë penale ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë dhe strukturës së policisë. Bëhet fjalë për një kallëzim për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës", ku janë paditur në njësinë hetimore Task-Forcë 20 persona, mes tyre dhe dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Rasim Borishi, Dashamir Maçi dhe ish-shefin e TI Arbër Hysi.

Veç këtyre emrave, janë kallëzuar në prokurori anëtarë të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe specialistë të policisë. Sipas kallëzimit gjithçka bën fjalë për një supertender me vlerë financiare prej 3.9 miliard lekë, për instalimin e kamerave në kryqëzimet e Tiranës dhe autostradën Tiranë-Durrës. Kontrata është lidhur në 20 dhjetor 2010 mes Policisë së Shtetit dhe një kompanie italiane "Soicos S.p.a" me administrator Domenico Lunanuova. Lidhur me këtë çështje pak kohë më parë ka përfunduar dhe një kontroll auditi, i cili tashmë është administruar nga prokurorët e çështjes, si provë materiale. Periudha kur është konkretizuar ky megatender në Policinë e Shtetit, përkon me kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha, kryetari aktual i Partisë Demokratike.

20 të kallëzuar
Ministria e Brendshme ka kallëzuar penalisht 20 drejtues të lartë dhe specialistë të policisë së Shtetit për tenderimin dhe zbatimin e kontratës për vendosjen e kamerave të sigurisë në Tiranë. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë mbi 389 milionë lekë të reja, për vendosjen e rreth 220 kamerave të sigurisë, të cilat do të menaxhohen nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Projekti i ndarë në disa faza është fituar kryesisht nga kompania "First shpk" me përfaqësues ligjor Gëzim Hoxha.

Në krye të listës së të kallëzuarve, janë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, dy ish-zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm, Rasim Borishi dhe Dashamir Maçi, si dhe anëtarët e komisioneve të prokurimeve të kryera nga viti 2012. Kallëzimi vjen pas auditit të kryer nga Ministria e Brendshme, ku mes 14 shkeljeve të konstatuara, pretendohet se është zbuluar "Thembra e Akilit" të kontratës dhe që ka të bëjë me klasifikimin sekret të tenderimit.

Share This Video


Download

  
Report form