A1 Report - Braçe: Akciza u shtua 20 leke Paketat e duhanit u rriten 50 lek

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka shkruar në rrjetin social "Facebook" për akcizën e cigareve. Sipas deputetit socialist, akciza e cigareve u rrit me 20 lekë për paketë, por rritja e reflektuar në treg është më e lartë, në 50 lekë për paketë. Braçe thotë se kjo rritje e çmimit të paketës rëndon në kurriz të qytetarëve, por shton se këto para nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, pasi shitja e cigareve në kioska bëhet pa kupon tatimor. Deputeti socialist e ka quajtur këtë "një grabitje, për qytetarin dhe buxhetin e shtetit".

"Akciza e cigareve u rrit me ligj në fund të vitit me: 20 lekë për paketë!! Rritja e reflektuar në treg është: 50 lekë për paketë!!
Unë vërtetë isha shumë fort pro rritjes së Akcizës së Cigares por kjo është grabitje!! Ku shkojnë paratë? Në Buxhetin e Shtetit? Joooooooooooo!
Paketat shiten rrugëve dhe pa kupon tatimor! Paketat shiten në kioska dhe pa kupon tatimor! Kjo do të thotë se tregtarët bartin në çmimin me të cilin shesin paketat edhe akcizë edhe TVSH! Qytetaret paguajne!! Buxheti i shtetit merr aq sa do tregtari, jo aq sa paguan qytetari, veçanërisht si TVSH për paketë!!
Kjo është grabitje! Dy herë grabitje! Njëherë për qytetarin dhe herën e dyteë për buxhetin e shtetit!", shkruan Erion Braçe.

Share This Video


Download

  
Report form