DURRES- Ringrihen si "kërpudhat pas shiut" kioskat e agjensive të udhëtimit në Durrës, ndonëse vetëm 1 muaj më parë iInspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ndërmori një aksion për prishjen e të gjitha objekteve pa leje. Aksioni u përqëndrua në hyrjen numër 4 të Portit të Durrësit, ose siç njihet ndryshe tek "Ura e Dajlanit".
Kioskat janë rihapur përsëri, ndërsa askush nuk kujtohet për mbylljen e tyre, duke i penalizuar edhe më ashpër, pas përsëritjes së veprës penale të ndërtimit të objekteve pa leje.
Pronarët e agjensive të udhëtimit që punojnë të licensuar ankohen për këtë situatë, pasi kjo situatë rrezikon ata t'i çojë drejt falimentimit për shkak të konkurencës së pandershme.