DURRES- Një grua 39-vjeçare nga Durrësi është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga djali dhe bashkëshorti i saj. Sipas policisë, babë e bir kanë ushtruar dhunë ndaj 39-vjeçares, pasi është kthyer me vonesë nga puna. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 në zonën e Kënetës në Durrës.
Pasi e dhunuan, djali Pjetër Arapi 17 vjeç, dhe bashkëshorti Gjergj Arapi, 43 vjeç, i kanë prerë flokët gruas.
Pas denoncimit, policia ka arrestuar dy autorët babë e bir, të cilët akuzohen për veprën penale të "Dhunës në familje".
Ndërsa për të dëmuarën u plotësua edhe Kërkesë Padia për Lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes dhe materialet iu përcollën Gjykatës për mbrojtjen e 39-vjeçares.
Materialet ndërkaq, i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit, për veprime të mëtejshme.