A1 Report - Ekzekutimi në Durrës, 2 djemtë e djegur nga Fushë Kruja

Report TV 2015-08-21

Views 24

DURRES- Trupat e dy djemve janë gjetur të shkrumbuar nga flakët brenda një automjeti të djegur tek zona e ish-Kënetës, pranë tregut të makinave në zonën ku para viteve 1990 kanë qenë ish-vaskave e peshkut.

Makina tip Mercedez Benz' me targa AA930BJ është gjetur e shkrummbuar rreth orës 22:45 minuta të mbrëmjes së të enjtes (20 shkurt 2014).

Sipas policisë kemi të bëjmë me një ekzekutim në një vend tjetër dhe më pas transportimin e automjetit në këtë zonë ku dhe i është vënë flaka.

Kufomat e djemve janë gjetur të shkrumbuar njëri në sediljen e pasme të mjetit dhe tjetri në bagazhin e makinës. Sipas policisë dy djemtë janë vrarë armë me zjarri në banesë në Shkozet dhe më pas janë dërguar me automjet në zonën e ish Kënetës, ku i është vënë flaka makinës. Në banesën në Shkozet janë gjetur edhe gjurmë gjaku dhe gëzhoja. Makina ishte në pronësi të viktimave. Policia thotë se viktimat janë Shaban Kasalla dhe Artur Babasi nga Fushë Kruja. Policia thotë se kemi të bëjmë me një konflikt mes dy palëve njihen nga ana e policisë si problematikë. Duket se ka pasur sherr mes dy palëve, ndoshta për prishje pazaresh, që ka nisur disa kohë më përparadhe që ka precipituar në ngjarjen e djeshme.

Share This Video


Download

  
Report form