TIRANË - Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi dhe shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Dritan Bonaj janë përfshirë në një konflikt verbal për parkim dysh të automjetit nga ana e Prefektit.
Sipas policisë nga hetimet paraprake, shkak është një parkim i gabuar i automjetit të prefektit të Vlorës në rrugën e Elbasanit rreth orës 10:00 të paradites në kryeqytet, ndërsa Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet e thelluara për të zbardhur ngjarjen.
Patrullat e Policisë Rrugore i kanë kërkuar të lëvizë automjetin, ndërsa kjo kërkesë është refuzuar nga Dervishi e më pas është përfshirë në konflit verbal me shefin e Rrugores.
Pak ditë më parë prefekti i Vlorës i shpëtoi një atentati me eksploziv ku një sasi tritoli C4 ishte montuar në automjetin e tij, ndërsa u pikas teksa po futje për t'u parkuar në oborrin e Këshillit të Ministrave.