FUSHE-KRUJE - Një debat i nisur për një vend parkimi makine është finalizuar më dhunimin e një shtetasi shqiptaro-amerikan, banues në Fushë-Krujë nga një efektiv i policisë.
Bardhok Ujka shprehen se prej kohësh ka një konflikt me punonjësin e policisë së Fushë- Krujës, Edmond Shehu, pasi ky i fundit i parkon makinën para shtëpisë duke i bllokuar daljen.
Ujka ka bërë disa herë denoncim në polici, por blutë e Fushë-Krujës nuk kanë reaguar.
Më pas i ka kërkuar efektivit të policisë të takohen për të zgjidhur në mënyrë paqësore këtë konflikt.
Kësaj kërkese Shehu i është përgjigjur me grushte, teksa ka dhunuar barbarisht Bardhok Ujkën.
I dhunuari shprehet se nëse instancat e drejtësisë nuk marrin masa ndaj efektivit të policisë, ai do t'i drejtohet Ambasadës Amerikane.