A1 Report - Tirane, shkarkohen nga puna 28 police rrugore per gjoba abuzive

Report TV 2015-08-22

Views 13

TIRANE - Drejtoria e Policisë së Tiranës ka shkarkuar sot 28 oficerë të policisë rrugore të kryeqytetit, në mesin e të shkarkuarve janë edhe 10 drejtues policie për shkelje të detyrës dhe plotësimin nga ana e tyre të gjobave fiktive dhe abuzive.

Sipas policisë, efektivët e larguar nga puna ka ardhur pas hetimeve 3 mujore të bëra nga Drejtoria e Standarteve, pas ankesave të bëra nga qytetarët për gjoba abuzive. Në mes tyre është edhe shefi i qarkullimit Dritan Bonaj i cili është pezulluar tre muaj nga detyra dhe është ulur 3 muaj në gradë.

Vendimi për shkarkimin e 28 policëve është marrë mbrëmjen e djeshme gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura mes Drejtorit të Përgjithshëm Artan Didi, Drejtorit të Tiranës Ardian Çipa dhe Drejtorit të Qarkullimit Rrrugor Ervin Hoxha. Ndërkohë vendimi iu është komunikuar sot efektivëve të larguar.

Share This Video


Download

  
Report form