A1 Report - Mirdite, mjeket perkujtojne 55-vjetorin e sherbimit shendetësor

Report TV 2015-08-21

Views 1

MIRDITE- Shërbimi shëndetësor në rrethin e Mirditës ka përkujtuar 55-vjetorin e krijimit të tij, në një aktivitet ku kanë marrë pjesë mjekë dhe infermierë që kanë shërbyer në këtë zonë, si dhe Zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrepaj.

Fillimisht të pranishmit kanë vizituar një ekzpozitë me foto të vjetra e cila ishte hapur në spitalin e qytetit të Rreshenit, ku u soll në vëmendje puna e bërë nga mjekët ndër vite.

Më pas aktiviteti ka vijuar në Pallatin e Kulturës, ku gjatë fjales se tij drejtori i spitalit ka bërë një rezyme të zhvillimeve në sistemin shëndetësor që në fillimet e tij e deri në ditët e sotme.

Duke vlerësuar punën humane të bluzave të bardha zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrepaj ka deklaruar se qeveria shqiptare do të punojë shumë për ta përmirësuar sistemin shëndetësor kryesisht në këtë zonë.

Në aktivitetin e organizuar janë kujtuar nëpërmjet një dokumentari edhe mjekët që sot nuk jetojnë më, ndërsa ceremonia më pas ka vijuar nën ritmet e valleve mirditore.

Share This Video


Download

  
Report form