A1 Report - Diversifikimi i portit te Shengjinit Haxhinasto:Rritje volumit te sherbimit

Report TV 2015-08-22

Views 2

LEZHE- Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ishte këtë fundjavë në portin e Shëngjinit për të inspektuar punimet që po kryhen në ketë port detar.

Haxhinasto ka deklaruar se shumë shpejt ky port do të rrisë kapacitetet e tij përpunuese, volumin e shërbimeve, si dhe do të diversifikohet që të jetë edhe në shërbim të pasagjerëve dhe turizmit.

Haxhinasto ka folur edhe për projektin e portit të ri të Shëngjinit duke nënvizuar faktin se është e nevojshme arritja e këtij objektivi për të realizuar edhe ato shërbime që sot nuk mundësohen në portet shqiptare.

Vizitën e tij në Shëngjin, ministri i Transporteve e shfrytëzoi për të parë vendin ku do të ndërtohet porti i ri, si dhe për të diskutuar për mundësitë që ofron kjo portë detare jo vetëm për veriun e vendit, por edhe Kosovën.

Share This Video


Download

  
Report form