A1 Report - Mirdite, vret gruan e veten, dy trupat hidhen mbi kamion

Report TV 2015-08-22

Views 0

MIRDITE -- Zbardhen rrethanat e vdekjes së çiftit Biba në fshatin Domgjon të Mirditës paraditen e sotme: 50-vjeçari Mark Biba ka vrarë më parë gruan e tij, Gjyslestinën, me thikë dhe e ka lënë trupin afër shtëpisë; më pas, ai ka varur edhe veten në pemë.

Këto janë të dhënat e ekspertizës mjeko-ligjore dhe grupit të hetimit, disa orë pasi është konstatuar vdekja e mistershme e dy bashkëshortëve nga Mirdita, gjetur pa jetë në banesën e tyre. Arsyeja e vrasjes ka qënë xhelozia. Këtë fakt e mbështet edhe një letër, që kryefamiljari ka lënë për fëmijët, duke kërkuar që ata të mos mërziten.

Realisht, familja Biba jetonte në sektorin Rinia në Durrës, sëbashku me dy fëmijët e tyre, por sot mëngjes, ata janë kthyer në banesën e tyre të vjetër në fshatin Domgjon, duke udhëtuar me një motorr.

Kanë qënë fqinjët e familjes që kanë gjetur sot, 47-vjeçaren Gjylestina Biba të vrarë me disa goditje thike dhe po ashtu, edhe bashkëshortin e saj, Markun, të varur në një pemë pranë stanit. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur punën për të hetuar këtë vdekje në çift.

Por, ajo ç'ka bën përshtypje në pamjet e transmetuara nga mediat, që ka ngjallur trishtim dhe irritim njëherësh, është fakti se trupat e dy të vdekurve po transportohen në morg me një kamion! Të mbuluar me një batanie, hedhur në një cep të rimorkios së hapur, ku duken mbetjet e të gjitha mallrave që janë transportuar nga ky kamion, dy viktimat e fatit të tyre e meritonin së paku të përcilleshin si njerëz me një ambulancë apo çfarëdolloj mjeti tjetër të mbuluar së paku në terrenin e vështirë. Pamjet janë shokuese, tronditëse për mungesën e respektit të treguar ndaj kufomave nga ana e atyre punonjësve të rendit, përgjegjës për këto raste.

Banorë të zonës, që po mblidheshin për të ngushëlluar të afërmit e çiftit, të hutuar nga ngjarja, thanë për kameran e "A1Report!" se "nuk dinin nëse çifti kishte probleme, por dinin që jetonin prej 13 vjetësh në Durrës dhe kishin dy fëmijë. Në fshat ata vinin për mbjelljet e pranverës."

Share This Video


Download

  
Report form