A1 Report - 100 diteshi i Qeverise Rama

Report TV 2015-08-21

Views 4

Në fund të 100 ditëve të qeverisjes së majtë 19 ministrat e kabinetit qeveritar kanë shpalosur për 4 orë rresht arritjet e kryera gjatë kësaj periudhe. Dëshmi të personazheve treguan ndryshimet që kanë nisur në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale. Më pas secili nga 19 ministrat prezantoi rezultatet që kanë arritur në dikasteret që drejtojnë. Ka qënë ministri Beqja i cili ka nisur pasqyrimin e shkurtër të punës së tij në sektorin e shëndetësisë. Ndersa ka renditur arritjet ndryshimi i ligjit për sigurimet shëndetësore, apo furnizimi me barna ne spitalin e traumës, Beqja ka garantuar të gjithë fermerët se nuk do të ketë rritje të pagesës së kontributeve shëndetësore për ta. Sistemimi i 300 qytetarët romë, kallzimi penal per 800 abuzues me skemën e ndihmës sociale janë disa nga arritjet e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinise. Çlirimi i shkollave nga aktivitetet private, procesi transparent me të gjithë stafet për kodin e etikës, për të luftuar kurset private dhe korrupsionin janë disa nga arritjet në arsim. Në sektorin e financave minisri Cani ka deklaruar se do te shlyhet borxhi si dhe do rriten pagat dhe pensionet. Policia shtetit është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë Rama që sipas ministrit Tahiri është instaluar sistemi i meritokracisë. Ministria Energjitikës po ashtu mundi të garantoj vendin me energji elektrike si dhe shmangja e krizës. Anulim i koncesioneve të miratuara nga qeveria e mëparshme është një tjetër arritje. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka marrë rehabilituese në të gjithë territorin e shqipërisë, me fokus zonat e rëndësisë kombëtare. Është nxjerrë një akt nënligjor që parandalon rastet e largimit me forcë nga banesa pa siguruar më parë strehim të përshtatshëm sipas mundësive të qytetarëvejanë analizuar dhe janë rishikuar vendimet e paligjshme të marra më parë nga këshilli kombëtar i territorit si dhe nje sere vendimesh te tjera. Mbyllja e furrave të gëlqereve si dhe ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura është një arritje tjetër e Ministrisë së Mjedisit. Arritje janë dalluar edhe në ministritë e tjera si te ajo e jashtme e integrimit, buqësisë ekonomisë. Në këtë aktivitet mes të pranishmëve në Teatrin e Operas dhe Baletit, ra në sy ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, Ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe Ambasadori Kinez, Ye Hao

Share This Video


Download

  
Report form