Prishjen e murit rrethues të shkollës Kristaq Rama, kryebashkiaku Veliaj e paralajmëroi në intervistën reportazh ?Unë dhe Tirana? dhënë gazetarit Carlo Bollino për A1 Report. Gjatë pyetje-përgjigjeve me gazetarin Bollino në kohën që sapo ishte zgjedhur kryebashkiak, ai deklaroi se, emri i kryeministrit nuk do të ishte pengesë për prishjen e ndërtesës në ?Komunën e parisit?.