A1 Report - Parlamenti Hollandez voton kunder dhenies se statusit per shqiperine

Report TV 2015-08-21

Views 3

HOLLANDË - Parlamenti holandez ka votuar kundër propozimit të qeverisë për t'i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Përmes një shkrimi ekskluziv, portal EurActiv shkruan se parlamenti holandez ka miratuar një ditë më pare vendimin, i cili obligon qeverinë e kryeministrit Mark Rutte të refuzojë propozimin e Komisionit Evropian për t'i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

Vendimi, shkruan EurActiv, mund të shkaktojë një goditje të rëndë për shpresat e pranimit të vendit të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas Komisionit ka plotësuar kushtet dhe duhet t'i jepet statusi.

Një zëdhënës nga parlamenti holandez i ka thënë EurActiv se Partia e Popullit për Liri dhe Demokrac ka votuar kundër hapjes së dyerve për Shqipërinë, ndërsa partneri i saj i koalicionit, Partia e Punës, e lidhur me Partinë e Socialistëve Europianë, ka votuar në favor të statusit, kjo edhe per faktin se Shqiperia ka nje kryeministr socialist.

Në të gjitha çështjet lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian, vendimet merren në unanimitet. Kjo sipas, EurActiv do të thotë se Shqipëria ka humbur shansin për tu bërë vend kandidat gjatë takimit të ministrave të BE-së më 19-20 dhjetor.
Në fakt, Holanda deri në momentin e fundit ka qenë pengesë, duke shprehur dyshime lidhur me pranimin e Shqipërisë.

Vendimi pritet të "xhindosë" raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, deputetin kroat, Nikola Vuljaniç, i cili ka deklaruar se Shqipërisë i duhet dhënë statusi kandidat. Komisioneri për Zgjerimin, po ashtu, Stefan Fyle ka deklaruar se Shqipëria e meriton statusin, pasi ky ka qenë një vit i mirë për vendin.

Share This Video


Download

  
Report form