DURRËS - Vrau shokun e shkollës gjykata lë në qeli adoleshentin Edrin Varaku. Seanca është zhvilluar në orën 14:20 minuta në Gjykatën e Durrësit. 16-vjeçari ka pranuar vrasjen, ndërsa është shfaqur i penduar në sallën e gjyqit për vrasjen e Adriatik Totës.
Prokuroria e Durrësit ka bërë të ditur i ka të gjitha provat, që rëndojnë mbi 16-vjeçarin Varaku, përveç faktit që edhe ai vetë e ka pranuar krimin e bërë.
Ndërkaq, me anë të avokatit mbrojtjës, Varaku ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur, si dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së Adriatik Totës. Adoleshenti Varaku akuzohet për veprat penale të "vrasjes në rrethana cilësuese" dhe "armëmbajtje pa leje".
Sot zbardhet skena e krimit në shkollën "Beqir Çela" në Shkozet të Durrësit dy ditë më parë, ku nxënësi 17-vjeçari Adriatik Tota mbeti i vrarë me armë zjarri nga nxënësi 15-vjeçar i të njëjtës shkollë Endri Varaku.
Të dy nxënësit, si autori i vrasjes, si viktima kanë bërë një orë mësim dhe mësuesi ka dhënë 10 minuta pushim. Në këtë moment disa kanë qëndruar brenda, disa kanë dalë jashtë.
Viktima ka qendruar brenda dhe autori ka shfrytëzuar rastin për ta qëlluar për vdekje. Disa prej nxënësve e kanë parë ngjarjen, meqë kanë qëlluar brenda.