Report TV - Lihet në burg tropojani që qëlloi me bomba molotov ndaj institucioneve dhe policisë

Report TV 2019-05-29

Views 1

Arrest me burg vendosi Gjykata e Tiranës për Marash Qerimin, 40-vjeçarin nga Tropoja, i cili u arrestua pasi në protestën e opozitës joparlamentare më 11 maj, u zbulua nga filmimet se ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta.

Ai akuzohet për veprat penale "organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme?, ?kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik?, ?goditja për shkak të detyrës?, ?shkatërrimi i pronës me zjarr? dhe "shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive?.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov, mbetën të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Si pasojë e përdorimit të bombave molotov, u shkaktuan dëme të konsiderueshme në institucionet shtetërore.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshm

Share This Video


Download

  
Report form