A1 Report - Vrasja, flasin shokët: Mbi Adriatikun qëlloi dy herë

Report TV 2015-08-21

Views 1

DURRES- Kanë rrëfyer momentin e krimit shokët e klasës së Adriatik Totës, 16 vjecari i cili u vra një ditë më parë në ambientet e shkollës "Beqir Çela" në Shkozet të Durrësit.

19 djemtë të cilët po kryenin orën e praktikës në ambjentet e oficinës së shkollës së mesme profesionale thonë se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash dhe se autori e kreu krimin me shumë gjakftohtësi.

"Mbaj mend vetëm kur personi hyri aty brenda dhe qëlloi direkt. Në atë moment ne po rrinim brenda tek klasa, ai hyri brenda dhe dëgjuam dy të shtëna. Ne ngelëm në vend. Nuk e prisnim atë gjë. Viktimën e kishim shokë klase. Nuk kam dëgjuar që të kenë patur ndonjë konflikt"- thotë një shok.

Jemi ndjerë shumë të tronditur, shumë të frikësuar. Të gjithë u trembëm kur pamë atë, të gjithë vrapuan dhe dolën jashtë. Ngjarja ndodhi në shumë pak sekonda. Autori la armën, hoqi përprësen dhe iku"- thotë një shok tjetër.

Shoku i tyre Adriatik Tota do të mbetet gjatë në memorien e tyre, si një kujtim i hidhur.

Një ditë pas vrasjes së 16 vjecarit, djalë i vetëm i familjes, shokët e klasës rrëfejnë jo vetëm natyrën e tij si djalë të qetë që mësonte shumë në shkollë.

Ndërkohë drejtori i shkollës Bashkim Shkëmbi, thotë se kjo është një ngjarje që duhet të reflektojë në të gjithë sistemin arsimor. Ai ka deklaruar se si trupë pedagogike do hartohet një program i ri lidhur me sistemin e sigurisë në shkollë, por edhe për marrëdhëniet mes mësuesve dhe nxënësve në shkollë.

Share This Video


Download

  
Report form