A1 Report - Vrasja e Desara Keqit, shoket dhe shoqet e klases lule ne banken e saj

Report TV 2015-08-22

Views 6

KURBIN - Mësimi në shkollën 9-vjeçare në Fushë Kuqe të Kurbinit nuk ka nisur si ditët e tjera këtë të hënë.

Të gjithë janë të shokuar nga vrasja e 15-vjeçares, Desara Keqi e cila ishte nxënëse në klasën e 9-të të kësaj shkolle.

Në këtë bankë tashmë mungon Desara Keqi, e cila humbi jetën nga plumbat e një arme tre ditë më parë në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Nxënës dhe mësues me lule në duar dhe më lot në sy i janë drejtuar shkollës për të nisur procesin mësimor.

Në klasën ku mësonte 15-vjeçarja bashkëmoshatarët e saj kanë nderuar me 1 minutë heshtje shoqen e tyre, ndërsa në bankën ku ka mësuar ajo janë vendosur buqeta me lule mbi foton e vajzës 15-vjeçare.

Shoqet e saj të trishtuara nga kjo ngjarje refuzojnë të flasin për kamerave, ndërsa thonë se Desara gëzon një respekt të veçantë në shoqëri dhe do të mbahet mend gjatë.

Nga ana tjetër drejtori i Shkollës ku ka mësuar Desara, Vasil Shtaka, thotë se ngjarja na ka trishtuar të gjithëve, kjo duke ju referuar dhe faktit se ajo ishte një nxënëse me sjellje shumë të mirë dhe gëzonte respekt nga të gjithë.

Desara Keqi tashmë nuk jeton më, por ajo do të mbahet mend gjatë nga shoqëria dhe kolektivi i mësuesve të shkollës ku mësoi për 9 vite.

Arsyet që e detyruan Mimoza Keqin që të vrasë vajzën e saj dhe më pas vetën mbeten ende mister, ndonëse nga dëshmitë e marra deri më tani është deklaruar se ajo mund të ketë kryer krimin në një gjendje depresive kjo nuk është faktuar ende.

Share This Video


Download

  
Report form