TIRANE- Kompania shqiptare e fluturimeve "Belle Air" ka shpallur pezullimin e përkohshëm të fluturimeve ndërkombëtare për shkak të situatës financiare. "Belle Air" njofton se janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare prej 18 ditësh.
Vetë kompania ka konfirmuar këtë lajm, duke njoftuar të gjithë klientët se mund të përdorin biletat e blera për të fluturuar me kompaninë italiane "Blue Panorama".
Në këtë puirudhe "Belle air" njofton se do të punojë për të riorganizuar kompaninë, ndërsa fton investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen e saj.
Para disa javësh tatimet kanë kërkuar nga "Belle Air", që të pagujaë taksat e papaguara prej 7 milionë euro.