A1 Report - Veliaj: Një javë afat lokaleve për heqjen e tavolinave nga trotuari

Report TV 2015-08-22

Views 6

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të administratores së njësisë numër pesë Violeta Kile, deklaroi nisjen e aksionit për lirimin e hapësirave publike. Të gjithë ata të cilët kanë zënë hapësirat publike në Tiranë dhe i nuk lirojnë brenda javës, do t?u sekuestrohet malli.

Veliaj njoftoi se Policia Bashkiake dhe INUV do të jenë në terren duke filluar nga njësia 5 për të nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike që duhet të jenë në funksion të qytetarëve dhe jo të bizneseve të tyre.

Të njëjtin urdhë, Veliaj dhe edhe për ata që zënë vendet e parkingjeve, ku brenda kësaj jave do të çlirohet stadiumi ?Dinamo? nga tregtarët e makinave.

"Të gjithë ata që kanë okupuar hapësirat publike kanë një javë afat për t?i liruar këto hapësira. Në fund të javës tjetër do të nxjerrim urdhër ekzekutiv që ata që shesin në rrugë, lokalet që kanë nxjerrë karrige dhe tavolina në mes të rrugës, ata që kanë zënë parkingjet, çdo gje do të sekuestrohet?, tha Veliaj.

Duke folur për njësinë numër 5, Veliaj tha se kjo njësi ka mjaft probleme dhe se me ndërhyrjen e bashkisë do të kthehet në një zonë të jetueshme.

"Njësia 5 ka shumë problematika dhe këtë duhet ta kthejmë në një zonë të jetueshme, do të rregullojmë hapësirat e zëna, parkingjet. Detyra e administratores se re është t?i kryeje të gjitha detyrat?, u shpreh kreu i bashkisë.

Gjatë vizitës në këtë njësi, Veliaj bashkë me kreun e Këshillit të Bashkisë Tiranë, Aldrin Dalipi kanë udhëtuar me autobus.

?Autobusi i linjës së Kristalit nuk ishte i rregullt dhe nuk zbaton orarin. Udhëtoj me autobus bashkë me Aldrinin se duam të shohim vetë sesi funksionojnë shërbimet?, tha Veliaj.

Ndërkohë më 4 shtator do të zhvillohet aksioni i madh i pastrimit në të gjithë Tiranën. ?Të tregohemi nikoqirë të gjithë në mega aksionin e pastrimit?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form