Flet nëna e vëllezërve Shkreta 9-vjeçarin e vrau xhaxhai i tij

Report TV 2015-08-21

Views 10

Hasmëria mes fisit Shkreta dhe Llani ku deri më tani janë shënuar tre viktima mes tyre një fëmijë 9-vjecar dhe një i plagosur, pritet të hyjë në një tjetër trajektore.

Nexhmije Shkreta, nëna e Alban Shkretës i akuzuar për vrasjen e djalit 9-vjeçar të Jetmir Llanit jep nje version të ri për ngjarjen e rëndë. Ajo ka rrëfyer me detaje për ngjarjen në emisionin Urbanika në A1Report, drejtuar nga Mirjeta Ngjela, duke pohuar se "djalin e Jetmir Llanit s'e vrau djali im, por aksidentalisht xhaxhai i tij, Muharrem Llanaj, i cili ndodhej në makinë në momentin kur ranë në pritën e armatosur të vëllezërve Shkreta. Sipas saj, gëzhonjat e pistoletës janë të verifikueshme nga policia e Laçit". Ajo kërkon drejtësi për djemtë që ndodhen në burg dhe për këtë i ka bërë thirrje kryeministrit Rama. Nderkohe qe Alban dhe Altin Shkreta janë në paraburgim prej 17 muajsh për vrasjen e 9-vjeçarit. Nexhmija ka shtuar se "Gjykata e Laçit është e korruptuar". E moshura shprehet se pritet të largohet jashtë vendit për t'i shpëtuar kthetrave të gjakmarrjes.

Share This Video


Download

  
Report form