A1 Report - Aksidenti i Olldashit, Dëshmia: Pashë makinën të rrokullisej

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANE- "Dritat e makinës u rrokullisën tatëpjetë. Era po tundte fort pemët, tendat e lokalit dhe ç të gjente përpara. Nuk u dëgjua ndonjë zhurmë e fortë frenimi, por vetëm kërcitjet e ferrave".

Ky ishte imazhi i parë me të cilin u përball Haki Sallufi, rreth 45 vjeç, pronari i bar "Kiu", as 20 metra nga vendi i ngjarjes, pranë lapidarit të Krrabës ose Mushqetasë.

Në një prononcim për gazetën "Shqiptarja.com", Sallufi shprehet se në çastin kur u aksidentua deputeti Sokol Olldashi (sipas pohimeve të tij ora shënonte 21.10 minuta), kishte dalë jashtë ambienteve të lokalit, pasi moti ishte tepër i keq dhe rrezikoheshin tendat e barit.

"Aty pashë benzin që kaloi dhe të them të drejtën nuk ishte me shpejtësi të madhe, por sapo ktheva kokën për nga lokali dallova dritat që morën për tatëpjetë"-rrëfen ai.

Makina përfundoi sipër varrezave dhe xhamisë të fshatit. Më tej situata sa vinte e bëhej më dramatike, pasi ato minuta u përzjenë me ngatërresa pafund, ku shumëkush nxitoi të përhapte sa më tepër informacione, ndonëse zyrtarisht nga policia kanë rezultuar si të gabuara.

Salufi nuk priti asnjë sekondë dhe nga prapa lokalit të tij, mbërriti i pari pranë makinës që ishte përmbysur, pasi kishte bërë 2 rrotullime. Ajo që e habit më tepër është "tymnaja" e përhapur se ishin 2 persona, pasi ai vetë e kishte parë me sytë e tij trupin e pajetë të Olldashit, brenda makinës, teksa dyert ishin hapur.

"Nuk ka mundësi të ketë qenë dikush tjetër, vetëm po e përpiu dheu. Ka pasur vetëm 2 rrugë ku personi tjetër mund të ikte, ose nga asfalti, ose përmes maleve, por askush nuk pa asgjë. Le të vijë kush të dojë që pretendon se ka parë dikë tjetër dhe të ballafaqohet me mua."- thotë 45-vjeçari, që ndihet keq kur kujton momentin e parë të përballjes me skenën tragjike, nisur edhe nga fakti se kishte njohje të mëparshme me të ndjerin.

Share This Video


Download

  
Report form