TIRANE- Zbulohet hajduti i celularit të montuar me eksplozivin C4 në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.
Bëhet fjalë për aparatin e telefonit celular që do të kryente aktivizimin e sasisë së eksplozivit të montuar në pjesën e poshtme të shasisë së mjetit "Peugeot", nën sediljen e shoferit, e cila u konstatua rastësisht nga një kontroll i Gardës së Republikës në oborrin e Kryeministrisë, paraditen e të premtes së 13 dhjetorit të vitit të kaluar.
Sipas burimeve të "A1 Report", bëhet fjalë për 25-vjeçarin Rendon Asllani, i cili u arrestua mbrëmjen e të enjtes, nga shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës, si grabitës i 6 taksistëve në kryeqytet.
Asllani, dyshohet se ja ka grabitur telefonin bashkë me paratë dhe sendet personale me vlerë, një taksisti nga Bërzhita.