Ndërrohet zv/drejtori i DAP-it dhe drejtori i Burgut të Shutkës

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Me vendim të Qeverisë, shkarkohet kuadri i BDI-së, zv/drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike Muhamet Ahmeti nga Tetova. Vendin e Ahmetit, në këtë drejtori do ta zë Argëtim Hasani nga Struga, menaxher i deritanishëm në Unika Grup. Arsyet për shkarkimin e Ahmetit nuk dihen, ndërsa lajmin për shkarkimin e tij i pari e ka publikuar vet Muhmaet Ahmeti në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Edhe zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha nuk jep arsyetim konkret për shkarkimin e Hasanit.

"Në seancën e fundit të cilën e kishte dje Qeveria e Maqedonisë ndodhën disa ndryshime kadrovike. Pra, ndryshime kadrovike ndodhën në Drejtorinë për të Ardhura Publike, ku zv/drejtori i deritanishëm Muhamet Ahmeti u shkarkua nga ky post, ndërsa zv/drejtor i ri me propozim të BDI-së do të jetë Argëtim Hasani", deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Përveç zv/drejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Qeveria ka konstatuar edhe përfundimin e mandatit për drejtoreshën e Burgut të Shutkës, Suzana Gavriçoviq, në vend të së cilës do të vjen Aleksandar Gjerogjiev si drejtor i ri. Ka përfunduar mandati edhe për drejtorin e Burgut të Manastirit, por me vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë, drejtori aktual Sllavko Gacovski do të vazhdojë të kryejë këtë funksion edhe një tjetër mandat. Mandati i është vazhduar edhe drejtorit aktual të "Pyjeve të Maqedonisë" Zharko Karaxhovski. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS