Shkarkohet dhe arrestohet drejtori i burgut te Lushnjes

RTV KLAN 2019-07-30

Views 13

Lirimi para kohe i Lulzim Cakës, i dënuar me 25 vjet burg, çoi në shkarkimin e drejtorit të burgut të Lushnjes dhe kartelistit të këtij institucioni. Kjo pasi sipas Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Caka është liruar 4 muaj para kohe, për shkak të përllogaritjes së gabuar.

"Lulzim Caka është liruar nga IEVP-Lushnje 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit, për shkak të përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të IEVP Lushnje dhe lëshimit të urdhrit të lirimit në mënyrë të kundraligjshme nga Drejtori i IEVP Lushnje. Si rezultat i shkeljeve të evidentuara, në orët e para të mëngjesit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kreu arrestimin në flagrancë të Judmir Shurdhit, me detyrë Drejtor i IEVP-Lushnje dhe Llazar Mino, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnje", tha Ministrja Gjonaj në një deklaratë për mediat.

Shurdhi dhe Mino akuzohen se kanë konsumuar elementë të veprës penale të ?Shpërdorimit të Detyrës? dhe ?Falsifikim të dokumenteve?.

Gjithashtu Ministrja urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm të dy punonjësve të përfshirë në këtë ngjarje. Sa i përket Cakës, Gjonaj tha se është kërkuar revokimi i lirimit dhe shpallja në kërkim e tij.

"Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është njoftuar menjëherë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Policia e Shtetit për revokimin e lirimit të të dënuarit Lulzim Caka dhe shpalljen e tij në kërkim për ta rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit", tha më tej Gjonaj.

Lulzim Caka, i ashtuquajturi "i tmerrshmi i Beratit" ishte një prej krerëve të bandave kriminale që vepronin gjatë viteve 1995-2000. Ai u dënua me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të ?vrasjes me dashje?, ?vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë? dhe ?mbajtjes pa leje të armëve luftarake? më 19 Dhjetor të vitit 2012. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form