Monstra, aktakuza kundër Lutës shqetëson familjarët

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Aktakuza e ngritur kundër Sami Lutës, për rastin 'Mosntra' ka shqetësuar familjarët e tij. Ata thonë se kjo aktakuzë është ngritur vetëm, mbi bazën e dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur dhe se prokuroria nuk ka prezantuar prova tjera materiale, e as dëshmitarë tjerë, përpos dëshmitarit të koduar E1, i cili rezulton të jetë vendimtar për këtë proces gjyqësor.


"Për Samiun nuk ka asnjë dëshmi. Sipas të dhënave të tona familjare që kemi, sipas avokatit, mendojmë se ky proces do të zgjat edhe më shumë, se shteti dëshiron ta mbyll këtë rast, të bëhet edhe akuzuari i 7të", deklaroi Akif Luta, familjar.

Edhe pala mbrojtëse thotë se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të arsyetuar aktakuzën.

"Deri tani nuk kam prova që të ngrihet aktakuzë, por ndoshta në vetë aktakuzën do të prezantohen. Në stadiumin e hetimit, sa kam qenë unë prezent, nuk ka pasur", tha Naser Raufi, avokat.

Familjarët thonë se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur është kontradiktore, pasi sipas tyre, në dy seancat dëgjimore, deklarimet e dëshmitarit të mbrojtur kanë qenë të ndryshme. Akif Luta thotë se në rastin e Samiut, dëshmitari i mbrojtur fillimisht kishte pohuar se e ka takuar të dyshuarin 4 ditë me radhë në periudhën kur kishte ndodhur vrasja e pesëfishtë. Por, sipas tij, gjatë deklarimit të dytë, dëshmitari ka ndryshuar deklaratën duke thënë se e ka parë Lutën dy herë. Kontestues, sipas familjes, është edhe përshkrimi i dëshmitarit për pamjen fizike të Sami Lutës.

"Në rastin e parë thotë se e ka parë 4 ditë me radhë, në rastin e dytë thotë se e ka parë dy ditë. Dëshmitë e tij janë shumë kontradiktore, e përshkruan Samiun me flokë të gjata, dredha, me do xhinse veshur që nuk është shumë e vërtetë. Ne kemi mbi 200 fotografi, ku shihet Sami e unë, nëpër dasma, në familje, ai është me flokë të shkurtra, që do të thotë se dëshmitari është shumë i rrejshëm. Ai rren veten, popullin dhe opinionin", deklaroi Akif Luta, familjar.

Me aktakuzën ndaj Sami Lutës, numri i të akuzuarve në këtë proces gjyqësor arrin në shtatë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 2 dhjetor. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form