'Monstra', familjarët e viktimave kërkojnë dëmshpërblim

alsatmtv 2015-08-21

Views 7

Procesi gjyqësor për rastin 'Monstra' ka vazhduar sot me familjarët e pesë personave të vrarë më 12 prill të vitit të kaluar në liqenin e Smillkovës. Të gjithë familjarët e viktimave mbetën në dëshminë që e kanë dhënë në hetuesi, ndërsa pala mbrojtëse sot nuk kishte pyetje për familjarët. Para trupit gjykues sot u paraqitën familjarët Zorica Nakevska, Goran Nakevski, Dimo Acevski, Biljana Acevska, Dragan Triçkovski, Juliana Triçkovska, Radenko Sllavkovski, Stevka Sllavkovska, Bozhin Stefkovski, Bozhana Stefkovska dhe Aco Stefkovski. Të gjithë këta kërkuan dëmshpërblim, ndërsa për shumën do të prononcohen në mënyrë plotësuese me shkresë. Katër dëshmitarët tjerë të propozuar nga prokuroria sot nuk ishin në sallë, ndërkohë seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për të enjten më 17 janar. Në dy seancat parapake gjyqësore, të gjithë të akuzuarit që ndodhen në paraburgim, Fejzi Haziri, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi dhe Haki Haziri hodhën poshtë aktakuzën si të pa vërtetë. Ndërsa i akuzuari Haki Haziri në seancën e fundit gjyqësore, duke hedhur aktakuzën si të pavërtetë tregoi se si e kanë arrestuar dhe kërcënuar atë me 20 vjet burg ose me vdekje, nëse nuk pranonte se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Ai madje në dëshminë e tij para trupit gjykues paralajmëroi se mund t'i ndodhin edhe gjëra të padëshiruara gjatë mbajtjes në burg. Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit të kaluar ngarkohen 6 persona; Fejzi Haziri, Haki Haziri, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi që ndodhen në paraburgim në Prilep e Manastir si dhe Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri të cilët janë në arrati. Shkëlzen Aqifi

Share This Video


Download

  
Report form