Fillimi i procesit gjyqësor për rastin Monstra, nga familjarët e të akuzuarve vlerësohet proces i montuar pasi siç thonë djemtë e tyre janë të pafajshëm. Nëna e Agimit dhe Afrimit, Barije Ismailoviq, nuk mund ti mbajë emocionet kur flet për pafajësinë e djemve të saj. Djali i saj Agimi tash pesë muaj e gjysmë ndodhet në paraburgim, ndërsa Afrimi në arrati. Ajo beson deri në fund për pafajësinë e djemve të saj, por nuk i beson drejtësisë në Maqedoni. Barija thotë se nipi i saj Hatapi 3 vjeçar që nga aksioni policor ka mbetur me trauma.
"Unë konkret besoj se s'ka asgjë dhe garantoj për to, por tash ligji nuk po pyet, drejtësia askund. Unë e di djalin tim, ai nuk e bën atë kurrë se mysliman i kemi thënë vetit, se kur ta bëjë djali im atë unë kisha thënë mirë ja kanë bë. Por kjo ishte shumë keq pa e bërë. Këtu ka qenë në punë, punë me fëmijë ka pasur, bukën prej gojës ta pjekin. E di që djali im, është pa faj, garantoj për to se fëmijët e mi nuk e bëjnë atë kurrë, por prapë e kam lënë në Zot. Besoj në Zot vetëm në atë jam mbështet, drejtësia duhet me punuar, po nëse nuk punon drejtësia edhe vet e dini se e pa drejta kur të doje çka do bën, ndërsa me drejtësi unë besoj se fëmijët e mi janë të pastër, me të drejtë, ndërsa për të drejtë nuk di çka bëhet, ishalla Zoti askujt nuk ia çetë", tha Barije Ismailoviq, nëna e Agim dhe Afrim Ismailoviqit.
Edhe bashkëshortja e Afrimit, Mirvete Ismailoviq thotë se bashkëshorti dhe kunati i saj Agimi janë plotësisht të pafajshëm. Ajo thotë se sikur të kishin qenë fajtorë, gjykata është dashur në fillim të ngrejë aktakuzë e jo të presë deri në ditët e fundit.
"Garantoj se jemi të pafajshëm , edhe ata në burg janë të pafajshëm, si burri im, si kunati im sikur të gjithë që janë në këtë aksion janë të pafajshëm. Një mesazh deri tek gjyqi, nëse ato kanë qenë të sigurt dhe i kanë marrë si të dyshimtë në këtë rast atëherë është dashur që në ditën e parë mi dënuar, mi akuzua e me ngrit aktakuzë ndaj tyre, por pasi kanë munguar provat, edhe sot e kësaj dite do të mungojnë, se nuk ka aspak provë. E duam lirimin e tyre, janë të pafajshëm" , tha Mirvete Ismailoviq, bashkëshortja e Afrim Ismailoviqit.
Bashkëshortja e Afrimit, Mirvete Ismailoviq, edhe sot pesë muaj e gjysmë pas aksionit policor, kujton se si kanë qenë të maltretuar, ndërsa më së rëndi është ndjerë ajo, e cila edhe pse ka kërkuar police femra, tërë kohën ka qenë e shoqëruar nga polic meshkuj.
"Gjithherë kur kemi pasur nevojë me na shoqëruar, na kanë shoqëruar policë e jo police gra. Djalin e lash,nuk ka pasur kush të kujdeset për të. Nëse punonte drejtësia atëherë nuk kanë pasur të drejtë të na marrin ne si gra. Na kanë maltretu shumë, sidomos neve grave, shumë, shumë nuk di si të shprehem. Asnjë femër nuk ka qenë, kemi kërkuar kur kemi pas nevojat tona, por nuk kanë ardhur police femra" , tha Mirvete Ismailoviq, bashkëshortja e Afrim Ismailoviqit.
Në aksionin policor të 1 majit në mesin e të arrestuarve ishte edhe Mirvete Ismailoviq e cila në paraburgi...