Në orët e vona të natës të së premtes (18 tetor) është tensionuar sërish situata në tregun te ish uzina Dinamo. Florenc Hoxha, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor të Tiranës, shkeli urdhrin e dhënë rreth orës 15:00 të zëvendësdrejtorit të policisë së Tiranës Pandi Sulla për të pezulluar prishjen tek tregu.
Qëndrimi dhe instistimi i Florenc Hoxhës për të vijuar me prishjen e konstruksionit metalik të ndërtuar në treg, ka irrituar tregtarët dhe ka shkaktuar përplasje fizike fillimisht mes policisë bashkiake dhe tregtarëve dhe më pas mes inspektorëve dhe vetë policisë së rendit. Ja dëshmia e një tregtari dhënë mbrëmë për gazetarin e Tv A1 Report, Granit Sokolaj.