http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregtarët tek ish-Uzina Dinamo e kanë pritur me bllokime e protesta, vendimin e marrë nga Task Forca e posacme e Bashkisë Tiranë dhe Prefekturës, për mbylljen e tij. Tregtarët vendosën kazanë plehrash dhe mjete të tjera në hyrje të tregut, për ta bllokuar atë. E bllokuar për rreth 1 orë në mëngjes, u mbajt edhe rruga që të çon tek tregu. Policia është përpjekur të bisedojë me tregtarët, si edhe të rregullojë rëndimin e trafikut në mëngjesin e të mërkurës. Protesta u zhvillua për t'i bërë rezistencë ekzekutimit të vendimit të dhënë ditën e martë, i cili penalizon 386 subjekte në këtë treg, ku janë punësuar mbi 5 mijë persona. Tregtarët kërkojnë të takohen me Prefektin e kryetarin e Bashkisë, por edhe vetë kryeministrin Rama. Sipas atyre që ushtrojnë prej vitesh aktivitet në këtë treg, urdhri për të mbyllur tregun ka ardhur papritur, ndërsa ideja për të shkuar në një tjetër treg, në autostradë, është shumë larg dhe pakëson mundësitë për klientët. "Ne jemi në rregull nuk shesim djathë e gjëra të tilla, ne shesim fruta e perime nuk kemi probleme me kushtet atmosferike"- janë përpjekur të sqarojnë tregtarët, në bisedat me policinë. Tregtarët theksojnë se nëse autoritetet vendore dhe qendrore nuk do t'i kontaktojnë, ata se do të bllokojnë sërish rrugën edhe në ditët në vijim, nëse Task Forca iu mbyll vendet e punës