Pogradec, rihapen hetimet për inspektorin e vrarë të tatimeve

Report TV 2015-08-21

Views 7

POGRADEC - Prokuroria e Pogradecit ka kërkuar rinisjen e hetimeve dhe zhvarrosjen e trupit katër vjet pas vrasjes së inspektorit të tatimeve në komunën e Hudënishtit në Pogradec, Ilirjan Seitllari. Ngjarja u shënua më 5 nëntor të vitit 2009, ndërsa vrasja ka mbetur e pazbardhur dhe ende pa autor. Por ky vendim i prokurorisë është kundërshtuar nga familjarët e viktimës, pasi sipas tyre me anë të këtij veprimi synohet të mbulohen prova.

Xhevat Seitllari, babai i të ndjerit Ilirjan Seitllari deklaron se nuk ka besim tek prokuroria e Pogradecit, pasi ajo asnjëherë nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tij në lidhje me ngjarjen, të cilën ajo e ka klasifikuar si vrasje nga pakujdesia.

Natën e ngjarjes Ilirjan Seitllari u përfshi në një konflikt me disa persona, të cilët pasi e vranë me mjete të forta e hodhën në një kanal në anë të rrugës. Disa orë pas ngjarjes, policia arrestoi Florian Bacin si autor të ngjarjes, por pas tre muajsh ai u lirua nga prokuroria për mungesë provash

Share This Video


Download

  
Report form