Landfill sanitar për rajonin Korçë-Pogradec, Gjiknuri: Së shpejti nisim punën për atë të Vlorës

Report TV 2018-10-02

Views 2

Nis operimin landfilli sanitar i Maliqit, investim prej 14 milionë euro, i cili mundëson trajtimin në mënyrë të sigurt të mbetjeve të ngurta për rajonin e Korçës dhe Pogradecit, ndërkohë që rrjeti i stacioneve të transferimit u mundëson bashkive të këtij rajoni të dërgojnë mbetjet e ngurta të tre në këtë landfill.

Projekti, bashkëfinancim i qeverisë gjermane, shtrihet në një sipërfaqe prej 19.5 hektarë dhe ka një kapacitet përpunues prej 1 milionë metër kub mbetjesh. Në përurimin e landfillit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz.

E veçanta e këtij investimi është fakti që ai është konceptuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që të trajtojë njëkohësisht edhe të gjitha ujërat e ndotura, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si për banorët e kësaj zone, ashtu dhe për zhvillimin e turizmit.

Susanne Schütz, ambasadore
Ministri Gjiknuri informoi se së shpejti do të nisë puna për landfillin e Vlorës, i cili është kthyer në domosdoshmëri për këtë zonë turistike tejet të frekuentuar.

Sot kemi përpara një impiant modern të trajtimit , një landfill me kushte bashkëkohore. Shumë shpejt do të fillojmë edhe ndërtimin e landfillit të Vlorës edhe kjo një pjesë shumë e rëndësishme , një infrastrukturë kaq e nevojshme për një zonë shumë turistike.

Damian Xhiknuri, ministër
Një strukturë e rrënuar në një fushë po aq të lënë pas dore në Korçë është kthyer në një Park Olimpik europian. Parku Olimpik i Korçës është një vepër unike që i jep qytetit një atraksion më tepër.

Projekti, që ka shfrytëzuar një strukturë ekzistuese në formë harku, është ndarë në dy pjesë, duke strehuar brenda saj Pallatin e Sportit dhe ?Qytetin e Fëmijëve?.

Share This Video


Download

  
Report form