Rama: Nisim punen per kampusin universitar

RTV KLAN 2019-06-21

Views 2

Përfundon rikonstruksioni i konviktit nr. 6 në ?Qytetin Studenti. Në përmbushje të paktit për universitetin, Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thanë se ka nisur punë për projektin e kampusit.

?Ideja është të përfundojmë gjitha rikonstruksionet e godinave ekzistuese, ndërkohë që po përgatitet, mes Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë, projekti i Kampusit. Siç e kemi thënë, në mandatin e dytë të Lalit do të ndërtohet Kampusi. Ata që janë në vit të parë ose do të vijnë në vit të parë, do ta shikojnë këtë transformim. Është një investim goxha i madh. Paralelisht kemi filluar me konviktet jashtë Tiranës, besojmë se shumë shpejt do të fillojë puna. Ky do të jetë një katërvjeçar historik për arsimin e lartë, pas tre vitesh do të jemi në një situatë komplet tjetër. Do të kemi standard në infrastrukturë, laboratorë, totalisht ndryshe?, tha Rama.

Ndërsa Veliaj tha se ?nga 40 konvikte është ndërhyrë në mbi 30. Kemi edhe 3, plus 7-8 që do t?i bëjë KFË. Në një farë mënyre, të gjitha konviktet janë të zëna, por këtu ka ecur më shpejt sepse filluam më shpejt. Kemi mbaruar konviktet te inxhinieria, kemi mbaruar dy te Mjekësia, kemi edhe një te ?Qyteti Studenti?, pastaj nisim te Universiteti Bujqësor. Pra, rendi ka qenë: fillimisht ?Qyteti Studenti?, që është pjesa më e madhe, dhe me të mbaruar deri në fund të verës, do të fillojmë me Kampusin.?

Duke u ndalur tek karta e studentit, Rama tha se brenda vitit që vjen do të pajisen edhe universitetet ne rrethe.

?Këtë javë kapim 20 mijë karta të shpërndara, do të thotë që ¼ e gjithë trupës studentore e ka marrë kartën. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm çdo javë, deri në fund të korrikut do të kemi kompletuar të gjithë studentët që janë fizikisht në Tiranë. Pastaj, kush ka mbetur, do të kemi disa zyra fikse edhe gjatë verës, edhe në Shtator, derisa të kthehen në Tetor. Kemi tejkaluar 100 e ca kompani private që ofrojnë ulje për kartat e studentit?, tha Veliaj.

?Duhet të bëjmë një takim me Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera për të vazhduar procesin e kartës edhe në qytetet e tjera universitare. Tani është e qartë, e kemi edhe eksperiencën, brenda vitit që vjen të plotësohen edhe të tjerat?, tha Rama.

Pajisja me karta e studentëve të kryeqytetit pritet te përfundojë brenda korrikut.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS