Dy ish- ushtarakë të dënuar për tragjedinë e Gërdecit janë arrestuar sot nga Sektori i Krimeve të Rënda, pranë Drejtorisë së Policisë e Tiranës.
Të arrestuarit Jorgo Mino dhe Gëzim Oshafi, ishin dënuar nga Gjykata e Apelit e Tiranës më 13 shkurt 2013, me 3 vjet burg në mungesë për tragjedinë e 15 marsit 2008 ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë dhe u shkatërruan qindra biznese.