Aksion antidrogë në ish-Bllok, në pranga menaxherë e punonjës lokalesh (Emrat)

RTV KLAN 2016-12-11

Views 1

11 persona ka arrestuar policia e Tiranës gjatë operacioni antidrogë të zhvilluar në ambientet e disa lokale ve në zonën e ish-Bllokut.

29 persona të tjerë janë shoqëruar dhe më pas liruar pas verifikimeve të kryera. Sipas bluve të Tiranës disa lokale kishin krijuar kushte për klientët për të konsumuar lëndë narkotike. Në pranga kanë rënë disa menaxherë dhe punonjës të lokaleve .

Nga hetimet është faktuar se ishin krijuar disa dhoma të veçanta me të gjitha mjetet e nevojshme për të konsumuar drogë të tilla si heroinë dhe kokainë.

Në disa raste ishin po punonjës të stafit të lokaleve që shpërndanin drogën, ndërsa në disa raste të tjera shpërndarësit hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.

Share This Video


Download

  
Report form