Tiranë/ Ishin specializuar në vjedhjen e furgonave, 1 në pranga e 1 në kërkim

RTV KLAN 2016-12-07

Views 5

Efektivët e kryeqytetit kanë vënë në pranga një person ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, qëndrojnë pas vjedhjes e të paktën 11 furgonave.

Në pranga ka rënë Erion Mazhi, 25 vjeç, banues në fshatin Renxe, Dibër, ndërsa në kërkim është shpallur H. Elezaj, 48 vjeç.

Sipas policisë, Elezaj, në bashkëpunim me persona të tjerë për të cilët po kryhen hetime për identifikimin e tyre, kryente vjedhjen e automjeteve të tipit "Mercedes Benz", kategoria furgon, në qytetin e Tiranës dhe i dërgonte në rrethin e Dibrës në një pikë grumbullimi mjetesh të përdorura, ku dhe më pas çmontoheshin dhe shiteshin për pjesë këmbimi.

Pika e grumbullimit ishte në pronësi të të arrestuarit Erion Mazhi. Ajo ndodhej në fshatin Renxe Komuna Fushëqidhën, rrethi Dibër.

Share This Video


Download

  
Report form