BDI: Buxheti i zhvillueshëm, projektet nuk ndahen etnikisht

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Buxheti për vitin e ardhshëm është zhvillimor dhe do të kontribuojë për rritjen e ekonomisë së përgjithshme, shprehen ministrat e BDI-së, të cilët sot nga selia partiake i prezantuan projektet kryesore. Megjithatë ata shprehen se projektet e parashikuara nuk mund të gjykohen mbi baza etnike, meqë ato nuk mund të ndahen.

"Projektet që i përkrahim nga Buxheti Qendror dhe Buxhetet e Ministrive janë projekte të cilat janë në programin e përbashkët dhe ato projekte të cilat i kemi premtuar deri më tani. Ashtu siç tha ministri nuk mund projektet të ndahen në baza etnike. Ato bëhen për të mirën e qytetarëve dhe që të mund ti shfrytëzojnë të gjithë", tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Ambientit Jetësor.

Qëndrim të njëjtë ka edhe ministri i Ekonomisë, Valon Saraqini, i cili megjithatë i prezantoi projektet kryesore që do të realizohen në mjediset shqiptare -- por theksoi se projektet janë të rëndësishme në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Donacione për shkollat, autostradën Kërçovë-Ohër, rrugë lokale, zona industriale -- janë vetëm një pjesë e projekteve që i numëroi Saraçini.

"Në arsim për dallim prej herave të tjera, financimi për shkolla fillore dhe të mesme në vendbanime shqiptare mund të themi se është mbi 25%, në shëndetësi prioritet mbetet qendra klinike në Tetovë ku janë ndarë diku rreth 40 milion denarë. Në kulturë, mjete janë paraparë për Teatrin Shqiptar në Shkup në vlerë prej 74 milion denarë, për ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetovë në vlerë prej 70 milion denarë. Në bujqësi janë paraparë mjete për hidrosistemin Raven -- Reçicë, për pendën e Sllupçanit të cilat do të llogariten me program të veçantë të Ministrisë së Bujqësisë. Për ujësjellësin e Tetovës 39 milion denarë, për ujësjellësin në Likovë 19 milion denarë, për ujësjellësin në Zajas 19 milion denarë. Projekt tjetër i rëndësishëm, ndoshta më i rëndësishmi është ndërtimi i rrugës Kërçovë-Strugë, një investim i madh kapital", tha Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.

Qeveria për vitin e ardhshëm planifikon rritje prej 3,2 për qind që e mbështet në pritjet nga përmirësimi i ekonomisë globale që duhet të reflektohet edhe në atë vendore. Parashikohet edhe rritje e prodhimtarisë industriale prej 3,8 për qind, ndërsa i ndërtimtarisë prej 5 për qind. Punësimet në administratën mbeten të ngrira derisa sërish premtohet rritje e pagave, pensioneve dhe asistenca sociale. Buxheti për vitin e ardhshëm arrin 2.9 miliardë euro. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form