TIRANË- 200 milionë dollarë apo 20 miliardë lekë është fondi i parashikuar të alokohet nga qeveria për të nisur fazën e parë të punimeve për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Hapi tjetër që pritet të miratohet shumë shpejt është edhe krijimi i një fondi prej 1 miliard lekësh që do të jepet për bonusin e qirasë, për një vit, për familjet e prekura të cilat do të strehohen në apartamente.